E Diel, 1 Nëntor 2026

Pack i kërkon politikës zgjedhje të qeta

Përfaqësuesja e delegacionit europian Doris Pack së bashku me ambasadorin gjerman, Bern Borhart dhe eurodeputeti Svoboda ishin dje të pranishëm në Pogradec, për të hapur sezonin turistik të këtij qyteti. 

POGRADEC- Pack inkurajoi dje forcat politike shqiptare që të garantojnë një proces zgjedhor të qetë. Përfaqësuesja e delegacionit europian për marrëdhëniet e vendeve të Europës Juglindore, Doris Pack së bashku me ambasadorin gjerman, Bern Borhart dhe eurodeputeti Svoboda ishin dje të pranishëm në Pogradec, për të hapur sezonin turistik të këtij qyteti. “Unë inkurajoj forcat politike të garantojnë një proces të qetë. Shqipëria është në rrugë të mbarë dhe shpresoj që të zhvilloni zgjedhje të qeta”, - tha dje ajo që nga Pogradeci. Më pas, në fjalën e saj mbajtur para banorëve, pasi vlerësoi qytetin për natyrën e tij, Pack foli dhe për entuziazmin që kanë shqiptarët për anëtarësimin në BE. “Ju duhet ta mbani lart këtë entuziazëm, sepse nuk do të jetë e largët dita e realizimit të synimeve tuaja”, – u shpreh Pack. Ajo, së bashku me Svobodën u nderuan nga bashkia e qytetit të Pogradecit me titullin “Mirënjohja e qytetit”.
(s.g/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›