Vetëdorëzohet në polici, vrau të riun te “Ali Demi"
28-vjeçari ka pranuar para hetuesve se është autor i ngjarjes së ndodhur pasditen e 14 qershorit 2009, tek “Ali Demi”. Mbi supet e të riut rëndon akuza e vrasjes me paramendim dhe plagosjes së rëndë të dy personave.
TIRANE-Vetëdorëzohet në polici i dyshuari si autor i vrasjes së 30-vjeçarit Fatjon Çela dhe plagosjes së dy vëllezërve, në zonën e “Ali Demit”, një javë më parë. Burime nga policia bënë të ditur se, prej ditësh kishin shpallur në kërkim Erjon Dudën, i cili ishte identifikuar si autor i ngjarjes së rëndë. Teksa zhvillonin hetime për identifikimin e vendndodhjes dhe arrestimin e Dudës, ky i fundit, rreth orës 12.00 të mesditës së djeshme është vetëdorëzuar në Drejtorinë e Policisë së Tiranës. 28-vjeçari ka pranuar para hetuesve se është autor i ngjarjes së ndodhur pasditen e 14 qershorit 2009, tek “Ali Demi”. Pas një sherri për motive të dobëta, Duda ka plagosur me thika dy vëllezërit, Klodian e Taulant Allmuça respektivisht 28 dhe 24 vjeç, si dhe Fatjon Çelën. Të plagosurit u dërguan në Spitalin Ushtarak, por për shkak të plagës së rëndë që kishte marrë në gjoks, Fatjon Çela nuk mundi të mbijetonte. Ndërsa, dy vëllezërit Allmuça, pasi morën ndihmën e parë mjekësore ndodhet jashtë rreziku për jetën. Nuk dihet ende se çfarë ka shpjeguar në polici i dyshuari Duda, por mësohet se ai e ka pranuar krimin dhe në orët në vazhdim do të flasë dhe për motivet drejt aktit kriminal. Mbi supet e të riut Duda rëndon akuza e vrasjes me paramendim dhe plagosjes së rëndë të dy personave. Ai pritet të dalë para togave të zeza për t’u njohur me masën e sigurisë.
(s.g/BalkanWeb)