E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pacolli - mediave:Doni të denigronipersonalitetin tim

PRISHTINE- Kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli, reagoi ndaj shkrimeve të disa mediave në Kosovë, duke thënë se po zhvillojnë një fushatë intensive dhe tendencioze kundër personalitetit të tij.
Pacolli theksoi se këto shkrime tentojnë të denigrojë personalitetin e tij, duke nxitur urrejtje që rrezikojnë jetën e tij dhe të familjes.
Kandidati për postin e presidentit të Kosovës ka sqaruar se “publikimet e përdorura në media janë të montuara dhe të shtrembëruara tërësisht”.

“Unë nuk kisha ndërmend të reagoja ndaj kësaj fushate tendencioze, por një letër e dy organizatave të veteranëve lidhura me luftën, të cilën unë e respektoj shumë dhe për të cilën kam bërë shumë, më shtyu të përgjigjem sa më poshtë. Me përgjegjësinë time të plotë morale dhe politike deklaroj se unë asnjëherë nuk kam thënë, e as nuk kam menduar që: Serbia është nëna e Kosovës; se unë do të bëhem ndonjëherë Tito i Kosovës; se i kam quajtur serbët vëllezërit tanë!”, thuhet në reagimin e Pacollit.

(e.n/BalkanWeb)

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›