E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pacolli: Do ta marrim MZHE-në

Lideri i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli, ka thënë se zgjerimi i fushëveprimit në Qeverinë e Kosovës është jetik për partinë që e drejton.

Ai ka vlerësuar se kjo kërkesë nuk duhet të kuptohet si presion apo shantazh nga partnerja qeverisëse, por si përpjekje për realizimin e kapaciteteve qeveritare të AKR-së.

Pacolli ka deklaruar se aty ku ka pasur dorë AKR-ja është parë një qeverisje më e dinjitetshme dhe më e përgjegshme, shkruan Epoka e re.

Ndërkohë që Pacolli, ka thënë se partia e tij do të marrë edhe Ministrinë e Zhvillimit Ekonomik.

Pacolli ka folur edhe për zgjedhjet e brendshme në parti. Ai ka thënë se me këto zgjedhje AKR-ja do të forcohet edhe më shumë./Indeksonline/

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›