Pacolli: Kosova, vend tërheqës për investitorët e huaj

Pacolli gjate nenshkrimit te marreveshjes
Prishtinë, 8 qershor 2011, NOA- Zëvendës Kryeministri i Kosovës Behxhet Pacolli nënshkroi një memorandum bashkëpunimi me firmën New Promotion Group të Zagrebit, duke e cilësuar si nj bashkëpunim të frytshëm.
Ky është një prej bashkëpunimeve të para në partneritetin publiko-privat, pra Qeverisë së Kosovës dhe partnerëve privat nga Kroacia, u shpreh Pacolli, duke theksuar se Kosova ka nevojë për investime, për bashkëpunim me investitorët e huaj.
Sipas tij, investitorët do të vijnë në Kosovë, sepse Kosova është vend atraktiv për investitorët e huaj.
Më tej ai tha se, qeveria është duke punuar në riformatizimin e Agjencionit të Promovimit të Investimeve të Kosovës, duke shtuar se në vijim investitorët në të ardhmen do të kenë mundësi më lehtë të komunikojnë me realitetin e Kosovës, do të kenë mundësi të njihen me ligjet që mbështesin investitorët.
Gjatë takimit, zëvendëskryeministri Pacolli ka falënderuar Odën Ekonimike të Kroacisë, e posaçërisht ambasadorin e Kroacisë, z. Vodopija për kontributin e dhënë për këtë bashkëpunim.
a.y/NOA