E Shtunë, 31 Tetor 2026

Koha e gazit

Nga Express më 08 qershor 2011 në ora 09:49

Rritja gjithnjë më e madhe e kërkesës dhe e shpenzimit të gazit mund të hapë “periudhën e artë të këtij karburanti”, ka vlerësuar Organizata Botërore për Energji (IEA).

Raporti i publikuar të martën tregon se deri në vitin 2030, kërkesa për gaz mund ta tejkalojë atë për thëngjill, kurse në vitin 2035 do t’i afrohet naftës, raporton BBC-ja.

Kjo agjenci paralajmëron për ardhmërinë e pasigurt të energjisë nukleare, si njëra prej arsyeve kryesore për rritjen e popullaritetit të gazit.

“Në botë, 16 nga 20 qytetet më të ndotura janë në Kinë, kryesisht për shkak të termocentraleve me thëngjill”, raporton IEA. “Për shkak të kësaj gjendjeje, Kina synon që qymyrin ta zëvendësojë me gaz”.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›