Pacolli: Ndihem krenar për vlerat historike kombëtare

Pas takimit me krerët më të lartë të shtetit, Presidenti i Kosovës Behxhet Pacolli ka vijuar vizitën e tij në qytetin e Krujës.
Gjatë një vizite në Muzeun Historik Gjergj Kastrioti, Pacolli ka lëshuar dhe deklaratën e tij të radhës, ndërsa ka përgëzuar të gjithë për ruajtjen e vlerave kombetare dhe historike.
“Uroj që këto vlera të ruhen dhe në të ardhmen. Ndihem krenar që ju keni ruajtur vlera historike kombëtare” ka thënë Pacolli.