E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pacolli: Heqje të barrierave doganore mes dy vendeve

Treg i përbashkët dhe heqja e barrierave doganore midis dy vendeve. Kjo ka qenë kryefjala e presidentit të Kosovës Behgjet Pacolli në forumin e përbashkët ekonomik Kosovë-Shqipëri. Sipas presidentit Pacolli kjo do të ndikojë në uljen e të ardhurave doganore por do të sjellë përfitime shumë herë më të mëdha.
 

Në takimin e radhës me kreun e LSI-së Ilir Meta presidenti i Kosovës shprehu mirënjohjen për kontributin e dhënë në njohjen e pavarësisë nga shtetet të ndryshme. Ndërkohë Meta premtoi një bashkëpunim më të gjerë në të ardhmen.
 

Një tjetër takim Kreu i shtetit të Kosovës realizoi edhe me kryetarin e PDIU Shpëtim Idrizi. Sipas kreut të kësaj force politike duhet që të vazhdojë hetimi për krimet serbe në Kosovë.
 

Ndërkohë që Universiteti Europian i Tiranës e nderoi presidentin Behgjet Pacolli me titullin “Doktoris Honoris Kauza”.
Gjatë vizitës së tij dyditore në Shqipëri presidenti i Kosovës u takua me personalitet më të larta të vendit.
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›