E Diel, 1 Nëntor 2026

Moggi: Milani nuk është asgjë pa Ibrën

Ish-drejtori i Juventusit, Luciano Moggi, ka deklaruar se Milani nuk do të ishte pretendues për titull pa Zlatan Ibrahimovic.

Suedezi mungoi në disfatën 1-0 të Milanit nga Palermo gjatë fundjavës dhe sipas Moggit në mungesë të tij Milani nuk është një ekip i kompletuar.

“Kundër Palermos ata nuk dukeshin si një ekip i kompletuar në radhë të parë. Pa Ibrahimovic, kuqezinjtë duken të padëmshëm dhe pa personaliet. Pa suedezin, ata nuk do të ishin në garë për Skudeton”, ka thënë Moggi për Tuttosport.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›