E Shtunë, 31 Tetor 2026

Arben Malaj: Mbështes Nanon për president, PS të korrigjojë gabimin e mëparshëm

Share

Deputeti socialist, Arben Malaj, ka deklaruar në News 24 se ai mbështet Fatos Nanon si kandidat i PS për president. Malaj tha se PS duhet të korrigjojë gabimin e bërë në vitin 2007 dhe të dalë me një kandidaturë të unifikuar për presidentin.

Deklarata e Nanos që afron mundësinë për të qenë president i ardhshëm i vendit, për mua nuk kishte në thelbin e tij idenë që të krijonte një temperaturë të ngritur politike dhe aq më pak grindje në PS. Ajo që dallon Nanon nga kandidaturat potenciale që do të shfaqen me kalimin e javëve është ai në momente kritike ka marrë risk për të shtensionuar politikën shqiptare, që duhet të jetë një nga tiparet kryesore të një presidenti konsensual, tha Malaj.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›