E Diel, 1 Nëntor 2026

Pacolli dekoron Beckenbauer dhe i kerkon mbeshtetje per sportin Kosovar

Presidenti Pacolli Franc Beckenbauer

Prishtine 4 mars 2011 NOA- Presidenti i Kosoves Behxhet Pacolli ka takuar legjenden e futbollit Gjerman dhe Boteror Franc Beckenbauer i cili eshte i njohur edhe si nje perkrahes i madh i sportit dhe sportisteve kosovare.
Ai kerkoi nga legjenda Beckenbauer qe te beje cka do qe eshte ne mundesite e tij qe te ndihmoje ne nderkombetarizimin e sportit te Kosoves sidomos te futbollit per ta bere futbollin e Kosoves pjese te UEFA-s dhe te FIFA-s.
Vendi yne Kosova ka fat te madh qe ka nje popull me nje rini te shendoshe e te talentuar si potencialin me te fuqishem te saj. Te rinjte tane kane deshmuar aftesi te rralla cdohere kur u eshte dhene mundesia dhe hapesira e veprimit sidomos ne aktivitete sportive tha Presidenti Pacolli duke perkujtuar se Kosova ka nje popullate te re dhe te mrekullueshme ku mbi 50 per qind e qytetareve jane nen moshen 25 vjecare.
Ai gjithashtu permendi nje varg sportistesh shqiptare shume te suksesshem ne bote sidomos ne sferen e futbollit me te cilet krenohet Kosova por edhe shtetet ne te cilat ata i zhvillojne aktivitetet e tyre.
Ne meritojme nje shans per te qene pjese e integruar e aktiviteteve nderkombetare sportive. Sporti nuk njeh diskriminime sporti nuk eshte i politizuar sporti nuk njeh hidherime dhe sporti eshte nje krijues i paqes. Z.Beckenbauer eshte nje njeri i paqes dhe ne i drejtohemi atij qe ti ndihmoje Kosoves te ndihmoje sportin e Kosoves tha nder te tjera Presidenti Pacolli.
Nga ana e tij Beckenbauer pasi ka uruar Presidentin Pacolli per zgjedhjen ne detyren e tij ne krye te vendit ka thene se ndihet i nderuar qe viziton Kosoven per here te pare.
Ai tha se nuk eshte nje politikan por nje sportist dhe qe eshte i njoftuar me zhvillimet ne Kosove ne te kaluaren dhe ne te tashmen.
Nderlidhur me kerkesen per anetaresimin e Federates se Futbollit te Kosoves ne FIFA Beckenbauer theksoi se ne nje takim te kesaj organizate eshte vendosur qe ceshtja te kaloje per trajtim se pari ne UEFA ndersa nga ana e tij ai do te beje gjithe cka eshte e mundshme qe te ndihmoje sportin e Kosoves qe te ece perpara drejt nderkombetarizimit.

Ne takim ishte i pranishem edhe Ministri i Kultures Rinise dhe Sportit ne Qeverine e Kosoves Memli Krasniqi.
Me tej pasi ka shtuar nje dreke ne nder te Beckenbauer Presidenti Pacolli ka dekoruar legjenden e futbollit gjerman me cmimin Ambasador Nderi i Kosoves.

Ky eshte cmimi i pare qe Pacolli e jep si President i Kosoves. mimi Ambasador nderi i jepet futbollistit Beckenbauer per kontributin qe ai ka dhene dhe qe do te vazhdoje ta jape per integrimin e futbollit kosovar ne UEFA dhe ne FIFA.

a.y/NOA

Lajme te ngjashmeBamiresite e Pacollit ndan rrogen me familjet KosovareTarantino dhe Polanski trofe ne Cesar AwardsPacollit i kerkohet publikimi i pasuriseAksidentohet eskorta e Presidentit te Kosoves Behxhet PacolliLimaj kundershton vendimin e Thacit dhe kandidaturen e Pacollit voton kunder LidhjeAmbasador Nderi i Kosoves Behxhet Pacolli cmimin dreke Franc Beckenbauer nderkombetarizimin ndihmoje njeri i paqes sportit te Kosoves

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›