Pacolli jep doreheqjen nga detyrat ne AKR. Tirana zyrtare uron presidentin

Presidenti i Kosovës, Bexhet Pacolli, ka dhënë dorëheqjen nga të gjitha detyrat në partinë e tij, AKR. Lajmin e ka bërë të ditur zyra e presidencës. Paraardhësi i tij Fatmir Sejdiu dha dorëheqje pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese e cila konstatoi se ai ka shkelur Kushtetutën duke mbajtur në të njëjtën kohë edhe postin e Kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës.
I pari që i telefonoi presidentit Pacolli ishte Bamir Topi. Në zyrën e tij, presidenti Behgjet Pacolli mori urimet më të mira për detyrën e tij të re dhe nga shefi i pranisë ndërkombëtare në Kosovë, Peter Feith. Më pas presidentin Behgjet Pacolli e uruan me radhë ish - presidenti kroat Stipe Mesiç, ish - presidenti i Shqipërisë, Rexhep Meidani dhe shumë personalitete të tjera publike nga vendi dhe bota.