Pacolli në Amerikën Latine për të lobuar për Kosovën
Prishtinë -Kryetari i AKR-së, Behxhet Pacolli po vazhdon turneun e tij nëpër botë për, siç thotë ai, lobimin për njohjen e Kosovës. Pacolli këto ditë po qëndron në shtetin amerikano latin, El Salvador, duke deklaruar se është takuar me presidentin e ri të këtij vendi. Roli i tij në dukje te pare tingëllon shumë më aktiv se sa ai i Ministrisë së Jashtme.
Ministria e Jashtme e Kosovës, ka replikuar se kush ishte shkaktar i njohjes së Kosovës nga Ishujt Maldive, pasi Pacolli deklaroi se ai kishte siguruar njohjen nga ky vend. Pacolli ka deklaruar se Kosova është njohur edhe nga Unioni i Komores, vend afër Madagaskarit, megjithatë lajmi nuk është konfirmuar ende zyrtarisht. rtk/start