E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ish-ushtarët e UÇK-së në ditën e 4-ët të grevës

Prishtinë - Ish-ushtarët e UÇK-së vazhdojnë edhe gjatë ditës së sotme grevën pranë selisë së qeverisë në Prishtinë. Ata kërkojnë zbatimin e ligjit për kategoritë e dala nga lufta. Grevistët, duken të pa lëkundur në përmbushjen e kërkesave të tyre, pavarësisht se kryeministri Hashim Thaçi ka premtuar se Qeveria po i shqyrton seriozisht kërkesat e ish-luftëtarëve të UÇK-së.

Xhevdet Qeriqi nga Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave të ish-Luftëtarëve të UÇK-së ka thënë dje se Këshilli që drejtohet prej tij nuk planifikon të ndryshoj formën e protestës. Gjatë ditës së djeshme, disa prej grevistëve janë detyruar të kërkojnë ndihmë mjekësore pasi gjendja e tyre shëndetësore është keqësuar. Ish-ushtarët e UÇK-së protestojnë prej katër ditësh për plotësimin e kërkesave të tyre.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›