E Diel, 1 Nëntor 2026

Pacolli nuk beson se do të lidhet koalicioni PDK - AAK

Behgjet Pacolli duket se nuk beson në lidhjen e një koalicioni qeverisës mes PDK-së dhe AAK-së.

Zëvendëskryeministri i Parë thotë se nuk ka kurrfarë mundësie që të ndryshojë diçka në qeverisjen e vendit e as tek ai personalisht.

Në një prononcim për Express, Lideri i AKR-së është shprehur i bindur se nuk do të ndryshojë asgjë në qeverisje e as tek ai.

“Deri tani jo, s’ka kurrfarë gjasa të ndryshojë diçka në qeverisje e as tek unë personalisht”, tha për Express Pacolli./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›