E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pacolli premton Kosova ne KB ne shtator 2011

Lideri i AKR-se Behgjet Pacolli ka premtuar se nese ata marrin qeverisjen pas zgjedhjeve te ardhshme Kosova ne shtator te vitit te ardhshem do te jete pjese e Organizates se Kombeve te Bashkuara gjithashtu edhe njohje te shumta nese koalicioni i tij merr qeverisjen.

Ndersa i pyetur per koalicionet e mundshme paszgjedhore dhe mundesine e krijimit te qeverise bashke me PDK-ne Pacolli tha se asnje parti nuk perjashtohet nga mundesia e bashkepunimit. Lideri i AKR-se tha se eshte i gatshem te bashkepunoje me te gjithe nese gjenden njerez dinjitoze qe jane te gatshem te implementojne programin e AKR-se. Per asnje parti nuk kemi vija te kuqe tha Pacolli.

Per deshiren e shprehur tashme kohe nga Pacolli per tu bere president i Kosoves ai ka thene se do te behej president nese brenda 3 muajve nga ardhja ne qeverisje do te ndryshonte kushtetuta qe zgjedh presidentin nga votat e drejtperdrejte e qytetarit.

Trendin e largimit te deputeteve nga partite me te cilat jane futur ne parlament Pacolli ka thene se pret qe ky trend te vazhdoje edhe me tutje. Pacolli i bindur se ky trend do te vazhdoje ka thene se kjo mbetet ne pergjegjesine e tyre morale.

Aleanca Kosova e Re sipas Pacollit eshte partia e trete ne vend me votat e qytetareve dhe jo me shitblerje deputetesh duke kujtuar se kishte edhe oferta te tilla.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›