Vdesin 29 minatoret e bllokuar ne minieren e qymyrit
Njezetenente minatoret e bllokuar ne nje miniere qymyri te Zelandes se Re qe prej pese ditesh jane shpallur te vdekur. Te merkuren policia njoftoi per nje shperthim te dyte ne miniere ne Greymouth ne South Island fuqia e te cilit nuk le shprese per te mbijetuar. Kryeministri i Zelandes se Re John Key i cili i kishte paralajmeruar bashkatdhetaret per me te keqen tha se vendi i tij ishte ne zi. 29 burra emrat dhe fytyrat e te cileve tani njihen nga te gjithe nuk do te jene kurre me mes nesh. Kjo eshte nje tragjedi kombetare. Eumlshte tragjedi per familjet e tyre per koleget dhe miqte per komunitetin e tyre dhe gjithe vendin tone. Zelanda e Re eshte nje vend i vogel ku ne perkujdesemi per njeri-tjetrin si vellai per vellane. Te humbesh kaq shume vellezer pernjehere eshte nje goditje shume e rende. Sot Zelanda e Re mban zi per keta burra. Sot jemi nje vend ne zi tha kreu i qeverise neozelandeze. Kryeministri i Zelandes se Re John Key tha se tani do te behet nje hetim i plote per shkaqet e shperthimit me qellim qe tragjedi te tilla te mos perseriten. Vec zelandezeve mes viktimave ka edhe shtetas australiane dhe dy britanike.