E Diel, 1 Nëntor 2026

Vizat se shpejti hapet dialogu me Kosoven

Ne javet e ardhshme Bashkimi Evropian do te hape dialogun per viza me Prishtinen. Keshtu thuhet ne nje analize te agjencise Reuters kushtuar raporteve te BE-se me Kosoven.

Hapja e ketij dialogu per viza do te ishte nje inkurajim i madh per qeverine e Kosoves dhe nje sinjal i forte se vendi eshte i vendosur fuqishem ne binaret e integrimit ne BE-se thuhet ne analizen e Reuters.

Agjencia citon disa zyrtare te Bashkimit Evropian te kene argumentuar se sa me shpejt fillon te hapet dialogu per viza aq me mire pasi Kosova ka nevoje te inkurajohet per te filluar bisedimet e rendesishme me Serbine per ceshtje praktike.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›