E Diel, 1 Nëntor 2026

Pacolli, vizitë zyrtare në Tiranë në 23 Mars takon Topin

TIRANE-Presidenti Behgjet Pacolli do të bëjë një vizitë zyrtare në Tiranë në datat 23 dhe 24 mars. Sipas burimeve pranë Presidencës shqiptare, mësohet se i porsazgjedhuri në krye të Presidencës kosovare do të jetë i pranishëm në Shqipëri.
Pacolli është ftuar për një vizitë zyrtare nga presidenti Bamir Topi. Në këtë vizitë mësohet se presidenti i Kosovës pritet të ketë takime dhe në nivele të tjera, me kryeministrin Sali Berisha, kryeparlamentaren Jozefina Topalli. Kjo pritet të jetë vizita e parë zyrtare e Pacollit pas zgjedhjes si president i Kosovës. Pas zgjedhjes në këtë post, presidentit i kanë ardhur disa ftesa për të vizituar Maqedoninë, Italinë. Pacolli u zgjodh si president më 22 shkurt të këtij viti. Partia e tij, Aleanca Kosova e Re është në një koalicion qeverisës me Partinë Demokratike të Hashim Thaçit. Menjëherë pasi u votua nga Kuvendi i Republikës së Kosovës dhe u zgjodh president i vendit, Behgjet Pacolli dha dorëheqjen nga të gjitha detyrat partiake në krye të Aleancës Kosova e Re dhe anëtarësia në këtë parti.

(d.b/GSH/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›