E Shtunë, 31 Tetor 2026

Provimet, 78% e studentëve e marrin notën me kopje

TIRANE-Studentët shqiptarë i marrin provimet me lekë dhe me kopje. E perditshmja Gazeta Shqiptare shkruan sot ne nje artikull te saj se këtë fakt e pohojnë vetë ata përmes një ankete të organizuar nga vetë këshillat studentorë në disa universitete të vendit, ku janë anketuar rreth 1 mijë të rinj.
78 për qind e të anketuarve kanë pranuar se kanë kopjuar së paku në një provim, ndërkohë që 29 për qind e tyre kanë pranuar se në këtë sezon të parë për vitin akademik 2010-2011 kanë paguar lekë për të marrë një notë më të mirë.
Ndërkohë thekson e perditshmja ne nje artikull te zgjeruar, që duket se ata kanë frikë nga ndëshkimet e pedagogëve, pasi nuk guxojnë të ankohen nëse kanë pretendime për notën.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›