E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sot 3 vjet Gërdec protesta dhe homazhe në krater

TIRANE-Sot mbushen 3 vjet nga tragjedia e 15 Marsit në Gërdec, 15 km larg nga Tirana kur pas shpërthimit të një fabrike të demontimit të armëve humbën jetën 26 persona, mes të cilëve gra e fëmijë. Nga shpërthimi u plagosën mbi 300 persona dhe u dëmtuan biznese e banesa të zonës.

Opozita do të përkujtojë dhe protestojë sot pasdite në Gërdec, 3 vjet pas tragjedisë që mori 26 jetë njerëzish. Rreth orës 17:00, mbështetës të opozitës, të ardhur nga Tirana e Durrësi, por edhe banorë të Gërdecit do të mblidhen në zonën ku 3 vjet më parë ndodhi shpërthimi. Aty do të vendosen lule në nderim të viktimave dhe më pas do të ketë edhe disa fjalime të shkurtra. Kryetari i PS-së mësohet se do të flasë, duke kërkuar drejtësi.

Një ditë më parë, deputeti Besnik Baraj pasi ftoi qytetarët e Tiranës t’i bashkohen kësaj ceremonie-protestë në Gërdec tha se “26 të vrarë e 300 të plagosur, një bilanc lufte i shkaktuar nga korrupsioni dhe babëzia e familjes së Sali Berishës dhe oborrit të Sali Berishës”. “Sot, kur kanë kaluar thuajse tri vjet nga shpërthimi tragjik i korrupsionit në Gërdec, autorët e këtij krimi jo vetëm që enden akoma të lirë, por vazhdojnë të sundojnë e të vjedhin në këtë vend, njëri kryeministër, tjetri ministër e një tjetër si djalë i kryeministrit. Faji është i Saliut”, deklaroi Baraj.
Ndërkohë po sot, MJAFT do të bëjë homazhe bashkë me familjarët në kraterin e Gërdecit.

Tragjedia aktualisht po gjykohet në shkallët e gjyqësorit ku të pandehur janë rreth 29 persona, duke përbërë kështu procesin më të madh gjyqësor në historinë e gjyqësorit shqiptar. Mes të pandehurve, nuk ka asnje ne pranga, pasi dhe 3 persona, Ylli Pinari, Dritan Minxolli dhe administratori i fabrikës, Mihal Delijorgji para nje muaji u liruan nga qelite dhe u lane ne arrest burg pa afat.
Procese ka patur dhe per Ministrin e athershem te Mbrojtjes, Fatmir Mediu, sot Minister i Mjedisit. Prokuroria ka deshtuar dy here te dergoje ne gjykim ministrin, pasi gjykata i ka cilesuar te pabaza akuzat dhe ka pushuar ceshtjen. Gazeta Shqiptare dhe TVNews24 kane zbardhur here pas here dokumenta ku deshmohet implikimi i qeverise korruptive te tregtimti te municioneve te vjetra qe nga Gerdeci dergoheshin nepermjet nje firme amerikane ne Afganistan per ushtaraket e USA.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›