Pacolli:Bashkëpunim ekonomik, Kosovë-Shqipëri
Bashkëpunim ekonomik mes Kosovës dhe Shqipërisë, ka kërkuar zv.kryeministri i Kosovës, Behgjet Pacolli, gjatë forumit të përbashkët ekonomik. Sipas tij, bashkëpunimi mes dy vendeve, nuk duhet të trembë askënd.
"Nga ideja e drejtë vijnë veprimet e drejta, të cilët ndikojnë në përmirësimin e jetës së qytetarëve. Duhet të jemi një të bashkuar, vetëm kështu do të jemi më të ligjshëm e më të fortë. Me drejtuesit e UET, duhet të punojmë për mirëqenien e kombit tone. Askush nuk ka të drejtë të na pengojë në këtë projekt. Bashkëpunimi asnjëherë nuk ka qenë negativ. Në përputhje me modelet evropiane mund të krijojmë pa frikësuar askënd. Shqipëria e madhe është duke bashkëpunuar, duke pasur ide të njëjta si në zhvillimin ekonomik", u shpreh ai.
Gjatë fjalës së tij, zv.kryeministri Pacolli ka përshëndetur dy universitetet, atë shqiptar dhe atë të Prishtinës duke shprehur sigurinë e tij për kontributin në ndërmjetësimin e këtij komuniteti. Pacolli përkrahu idenë e krijimit të një tregu të përbashkët kombëtar dhe sistem energjitik të përbashkët.