E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kongo, 53 viktima nga rrëzimi i aeroplanit

Së paku 53 persona kanë humbur jetën nga rrëzimi i aeroplanit në lindje të Republikës Demokratike të Kongos.

Aeroplani me 112 persona në bord ka pësuar humbje, gjatë përpjekjeve për të ateruar nën kushte të këqija atmosferike në Aeroportin e Kisanganit.

Autoritetet qeveritare thanë se ekipet e shpëtimit kanë arritur të nxjerrin 40 të mbijetuar nga rrënojat e Boenig 727. Ky i fundit i përkiste kompanisë Hewa Bora.

Vendi njihet për siguri jo të mirë të trafikut ajror. Në vitin 2008, një avion i së njëjtës kompani është rrëzuar në qytetin Goma duke shkaktuar vdekjen e 44 udhëtarëve.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›