Padi joligjore
Kryetari i Gjykatës Komunale të Besianës, Aziz Podvorica, ka thënë për Kosovapress se janë duke u shqyrtuar 411 padi të bëra nga komuniteti serbë ndaj Komunës së Besianës, UNMIK-ut, KFOR-it dhe ndaj ish-organeve të përkohshme qeverisëse në Kosovë, për siç thuhet “kompozimin e dëmeve që u është shkaktuar pas përfundimit të luftës në këtë komunë”.
Ai saktësoi se paditë janë paraqitur që nga viti 2004, mirëpo sipas paditësve dëmi u është bërë pas përfundimit të luftës në Kosovë. Ai sqaroi se paditësit kanë kërkuar dëmshpërblim në shuma marramendëse, deri në 300 mijë euro.
“Këto subjekte të cilat janë paditur, sipas mendimit time, sepse unë jam duke punuar në rastin e tyre konkret, nuk e kanë legjitimitetin real, as arsyen për t’u paditur, sepse sipas ligjit mbi marrëdhëniet e tyre të punës, duhet saktësisht të dihet se çka e ka shkaktuar dëmin për me mujt më fitu të drejtën për kompensimin e dëmit. Kështu që unë gjatë shqyrtimit të këtyre lëndëve, deri më tani janë vendosur 100 lëndë, dhe pas shqyrtimit paraprak të padisë kam ardhur në përfundim se padia e paditësve është e palejuar, për arsyeje se edhe KFOR-i edhe UNMIK-u, sipas Rregullores 2000/47 kanë imunitet”, ka thënë Podvorica.
Ai sqaroi se neni 3 i kësaj rregullore parasheh që prona, fondet dhe pasuria e UNMIK-ut janë të liruar nga çfarëdo procesi gjyqësor dhe me nenin 5 të kësaj rregullore është paraparë imuniteti i personelit të UNMIK-ut dhe KFORI-it, ashtu që UNMIK-u dhe KFOR-i nuk mund të jenë në procedurë.