E Diel, 1 Nëntor 2026

Christopher Hinterhuber takohet me Mujën

Rektori i Universitetit të Prishtinës, prof. dr. Mujë Rugova, priti sot për një vizitë zyrtare ambasadorin e OSBE-së në Kosovë, z. Werner Almhofer, zv.ambasadorin e Austrisë në Kosovë, z. Hubert BEIDINGER, pianistin e njohur ndërkombëtar, z. Christopher Hinterhuber, i cili mori pjesë në festivalin “Chopin Piano FEST Prishtina 2010”, si dhe disa nga organizatorët e këtij festivali.

Qëllimi i këtij takimi ishte ofrimi i ndihmës së vazhdueshme që ka UP-ja nga këto asociacione ndërkombëtare, e veçanërisht me Austrinë.
Ambasadori i Austrisë përkrahu përpjekjet e menaxhmentit të UP-së për ngritjen e cilësisë së mësimit dhe avancimin e punës shkencore në UP, si dhe për bashkëpunimet me universitetet e ndryshme në rajon dhe botë, të cilat do të sjellin modele evropiane të punës kërkimore shkencore. Ai ofroi përkrahje të veçantë për Fakultetin e Arteve, i cili krijon kuadro profesionistë në fushën e artit e të kulturës dhe të cilët me artin e tyre do ta përfaqësojnë dhe prezantojnë me dinjitet imazhin e vendit tonë nëpër vende të ndryshme të botës.

Rektori Rugova i falënderoi për angazhimin dhe për përpjekjet e vazhdueshme për të bashkëpunuar me UP-në, gjë që do ta lehtësojë rrugën për t’u bërë pjesë e universiteteve moderne evropiane.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›