Padi kryeprokurores Ina Rama Bumci Po bashkepunon me PS-ne

Grupi Parlamentar i Partise Demokratike ka bere te ditur se do te padise penalisht Prokuroren e Pergjithshme Ina Rama. Deputeti i kesaj force politike Aldo Bumci ne nje deklarate per mediat eshte shprehur se kjo eshte ndermarre pasi sipas tij znj. Rama po shkaterron procesin e hetimit te ngjarjes se 21 janarit.
do dite Prokurorja e Pergjithshme Ina Rama nxjerr ne pazar dosjen e hetimit te pucit te organizuar nga Edi Rama me 21 Janar. Me gjithe kerkesen e prere dhe te perseritur te paraqitur nga qeverite e Shteteve te Bashkuara te Amerikes dhe Bashkimit Europian per nje hetim te pavarur te gjithanshem dhe transparent Prokuroria e Pergjithshme Ina Rama duke deshmuar se e ka shnderruar prokurorine ne nje repart te Partise Socialiste boton ne shtypin e opozites deshmi dhe dokumenta duke faktuar se vazhdon rolin qe ka marre persiper ne skenarin per permbysjen me dhune te maxhorances legjitime te Shqiperise- u shpreh Bumci.
Ai shtoi se shoqja e bulevardit eshte ne kontakt te vazhdueshem me organizatoret e pucit.
Ne po ndjekim me shqetesimin me te madh vazhdimin e skenarit te pucit fytyren e shemtuar te te cilit qytetaret Shqiptare e pane dje ne Kuvend dhe e shohin cdo dite ne mediat e Edi Rames qe botojne dokumentat e dosjeve duke deshmuar se kjo zonje nuk ndalet me rolin qe ka marre persiper- tha deputeti i PD-se.
Sipas Bumci te gjitha keto jane perpjekje per te rrezuar nje shumice legjitime me dhune.