Bumçi: PD, padi për Ina Ramën

Partia Demokratike do të ngrejë padi penale ndaj kryeprokuroes Ina Rama për publikimin e të dhënave të hetimeve për ngjarjet e 21 janarit.
Në një konferencë për shtyp deputeti i PD-së Aldo Bumçi ka deklaruar se kryeprokurorja Ina Rama po shkatërron procesin e hetimeve të ngjarjeve të 21 janarit duke publikuar pjesë të hetimit në mediat e opozitës.
"Ina Rama nxjerrë në pazar hetimet e ngjarjeve të puçit. Me gjithë kërkesën e ndërkombëtarëve për një hetim të pavarur, të paanshëm dhe transparent Ina Rama ka rëndë dakort me skenaristët e puçit duke dëshmuar se e ka thyer prokurorinë në një repart të PS-së ku publikon në media hetimet” theksoi Bumçi duke shtuar se kështu ajo vërteton se është duke vijuar skenarin e puçit.
“Kemi të dhëna se zonja është në kontakt me organizatorët e këtij akti kriminal dhe po ndjekim me shqetësim vijimin e skenarit të puçit” theksoi më tej Bumçi.