Shkoder aksident vdes 18 vjecari

Një aksident me pasojë vdekjen e një 18 vjeçari ka ndodhur pranë fshatit Shëlqet, në Shkodër.
Bëhet fjalë për shtetasin Ndue Lazri, i cili ishte duke udhëtuar me biçikletë në momentin e aksidentit.
Viktima është përplasur me një kamion për pasojë ka gjetur vdekjen.
Policia e cila ka mbërritur në vendngjarje ka bërë edhe shoqërimin e drejtuesit të kamionit, shtetasit Dedë Kovaçi.