Padi kunder kompanine Apple dhe disa shtepive te medha botuese

Departamenti amerikan i Drejtesise dhe 15 shtete amerikane paraqiten dje padi kunder kompanine Apple dhe disa shtepive te medha botuese nen akuzat se nje marreveshje per te ngritur cmimin e librave elektronike i ka kushtuar konsumatoreve amerikane mbi 100 milione dollare ne dy vitet e fundit duke i shtuar nga dy deri ne pese dollare cmimit te cdo libri.
Prokurori i Pergjithshem amerikan Eric Holder tha se drejtuesit me te larte ne keto kompani bashkepunuan pet te eliminuar konkurrencen mes shitesve te librave elektronike.
Si rezultat i ketij bashkepunimi ne besojme se konsumatoret paguan miliona dollare me shume per disa nga librat me te preferuar tha zoti Holder.
Departamenti i Drejtesise akuzon se drejtuesit e ketyre kompanive donin te sfidonin Amazon.com qe tregeton lexuesin elektronik Kindle qe ta detyronin ate ta rriste cmimin prej 9.99 dollare qe kishte vendosur per titujt me te njohur nje cmim shume me i ulet sesa ai i variantit te botuar ne leter.
Departamenti i Drejtesise beson se kjo lloj skeme e kishte rritur cmimin e secilit liber mesatarisht 2 deri ne 3 dollare.
Qeveria arriti nje marreveshje me tre nga shtepite botuese Hachette Harper Collins dhe Simon amp Shuster qe do te thote se ato do te paguajne nje demshperblim dhe nuk ceshtja nuk do te shkoje ne gjyq.
Per numrin gjithnje ne rritje te amerikaneve qe duan ta perdorin kete teknologji te re Departamenti i Drejtesise eshte i angazhuar qe librat elektronike te kene nje cmim sa me te arsyeshem. Prandaj Departamenti ka arritur marreveshje me tre nga shtepite me te medha botuese ne vend.
eshtja me Apple dhe shtepite botuese Macmillan dhe Penguin Group do te shkoje ne gjyq ne New York.
Ne akt-padi thuhet se perpjekja per te detyruar uljen e cmimeve te librave elektronike te Amazon.com u ndermor ndersa Apple behej gati per te hedhur ne treg iPad-in.
Qeveria amerikane tha se kompanite rane dakord se ne vend qe tua shisnin librat librarive dhe te lejonin ato te vendosnin cmimet botuesit do ti perdornin librarite si agjente qe mund ti shisnin librat por jo te ndryshonin cmimin e percaktuar nga botuesit.
Sipas kesaj skeme kompanise Apple i garantohej 30 per qind per cdo liber te shitur sipas aktpadise.