Indi, vritet nga i ati foshnja vetëm sepse ishte vajzë

Një foshnje ka ndërruar jetë në Indi pasi ishte goditur brutalisht nga i ati vetëm se ishte vajzë.
Edhe pse luftoi për një javë për të qëndruar në jetë, foshnja Neha Afreen vdiq pas një ataku kardiak në spitalin e Bangalores, në Indi.
Nëna e vajzës tre muajshe e kishte çuar të bijën më 5 prill në mbrëmje në spital, me plagë të rënda në kokë, qafë të thyer dhe shënja djegieje në trup. Babai i saj Umar Farooq, i cili merret me lyerjen e makinave akuzohet se i ka shkaktuar dhunë deri në vdekje vajzës së tij, vetëm se në vend të saj donte të kishte djalë.
Pavarësisht se Afreen shfaqi shenja përmirësimi të martën, gjendja e saj u përkeqësua dhe ajo ndërroi jetë.