Nje shqiptar me banim ne Nju Jork pranon fajesine per mbeshtetje te terrorizmit

Agron Hasbajrami nje qytetar shqiptar 27 vjecar me banim ne Bruklin te Nju Jorkut pranoi sot fajesine ne nje gjykate te Nju Jorkut per tentative mbeshtetjeje te grupeve terroriste. Hasbajrami perballet me deri ne 15 vjet burgim. Si kusht per deklarimin e fajesise Hasbajrami ka rene dakord qe te deportohet nga Shtetet e Bashkuara.
Njoftimi u be i ditur nga prokuroria e Nju Jorkut. Sipas dokumenteve te gjykates. Hasbajrami ishte perpjekur te shkonte ne rajonet fisnore te Pakistanit per tu bere pjese e nje grupi radikal xhihadist. Po ashtu ai kishte derguar mbi 1 mije dollare ne transaksione te ndryshme jashte Amerikes per te mbeshtetur aktivitetet terroriste ne Pakistan dhe Afganistan. Hasbajrami kishte shkembyer mesazhe elektronike me nje individ ne Pakistan qe i kishte thene se ishte anetar i nje grupi te armatosur qe kishte vrare ushtare amerikane.
Per te ruajtur fshehtesine e komunikimit Hasbajrami dhe individi tjeter ne Pakistan perdornin adresa te ndryshme emaili. Ne nje mesazh ai shprehej se ishte e veshtire tu kerkonte para myslimaneve te tjere sepse ata distancoheshin kur ai u thoshte se i donte per xhihad.
Me 5 shtator 2011 Hasbajrami bleu nje bilete pa kthim per ne Turqi dhe nga komunikimet e tij me email rezultonte se ai do te shkonte ne zonat fisnore kufitare te Pakistanit. Te nesermen ai u arrestua ne aeroportin John F. Kennedy ne Nju Jork. Pas arrestimit ne banesen e tij u gjet mes te tjerash nje shenim ku thuhej mos prit per pushtimin eshte koha per martirizim.