Padi penale per ndotesit e pyllit te Sodes
Situata alarmante e krijuar nga mbetjet në pyllin e Sodës ka sjellë edhe reagimin e drejtorisë pyjore e cila ka bërë padi penale ndaj shoferëve të kamionëve që janë konstituar nga inspektorët e pyjores duke hedhur mbetje në pyll. Sipas Drejtorit të pyjores Sokol Hodo zbarkimi i mbetjeve ne pyllin e Sodës e cila konsiderohet zonë e mbrojtur, është kundravajtje penale. Nuk janë indentifikuar ende autorët shprehet Hodo, por nevojitet marrja e masave të menjëhershme për pastrimin e mbetjeve.
Drejtoria e Pyjeve do të bashkëpunojë me Kontrollin i Shërbimit të automjeteve pranë Drejtorisë së Transportit rrugor që të mos rinovojnë lejet e drejtuesve të kamionëve të cilët janë të proceduar nga Drejtoria e Shërbimit pyjor, një masë kjo që mendohet të minimizojë ndotjen në këtë zonë.