E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sekuestrohet 10 kg kanabis sativa

Robert Çepani 30 vjeç nga Tirana është arrestuar në flagrance pasi gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin e tij me targa Tirane 7430 E policia ka sekuestruar një sasi prej 10 kg kanabis sativa e cila ishte fshehur ne pjesën e poshtme të sediljeve . Kontrolli i automjetit është bërë në afërsi të rrethrrotullimi të Plepave pas sinjaleve që policia kishte marrë në rrugë operative që 30 vjeçari kishte fshehur një sasi të konsiderueshme lëndë narkotike brenda automjetit të tij. Policia ka arrestuar autorin ndërsa po punon për identifikimin e të tjerë personave të përfshirë në rrjetin e trafikimit të lëndëve narkotike duke bërë të mundur sekuestrimin e drogës dhe të automjetit. Sipas policisë destinacioni i drogës ishte qyteti i Durrësit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›