Padi "Makamtransit" sepse bllokoi kufirin me Kosovën

Firma “Makamtrans” e cila mbajti peng rreth një javë kufirin mes Kosovës dhe Maqedonisë në mënyrë të paligjshme do të paditet nga organizata Civile për Pajtime dhe Bashkëjetesë “Zgjate Dorën”.
Organizata i kishte dhënë transportuesve ultimatum deri në ora 15 të ditës së djeshme, për të larguar kamionët dhe për të mundësuar qarkullimin e lirë të qytetarëve, por kjo nuk ndodhi.
“Padia është e bazuar në ligjet e Maqedonisë dhe atyre ndërkombëtare, ku thuhet se “ protesta në kufi mund të bëhet dhe ajo mund të zgjasë vetëm 24 orë, ndërsa bllokimi i kufijve ndërkombëtarë bëhet vetëm në raste të ndonjë konflikti, situatës së jashtëzakonshme apo ndonjë epidemie” gjë nga asnjë nga këto nuk është prezente “ tha kryetari i Shoqatës, Nexhat Bexheti.
Organizata Civile për Pajtime dhe Bashkëjetesë “Zgjate Dorën”, ka paralajmëruar ngritjen e padisë kundër shoqatës së transportuesve “Makamtrans” për bllokimin disaditor të pikave kufitare me Kosovën.
Në njoftimin e saj, kjo OJQ nga Tetova thotë se bllokimi i kufirit është në kundërshtim me normat ndërkombëtare dhe vendëse./Indeksonline/