Padia, Gardisti kërkon 2 milionë lekë të reja, për shpifje nga familja Deda
TIRANË- Fatos Skeja ngre padinë e radhës ndaj familjes së Hekuran Dedës, një prej katër viktimave të 21 janarit 2011 para godinës së kryeministrisë. Gardisti Skeja kërkon dëmshpërblim në shumën e 2 milionë lekëve nga Hilmi Deda, vëllai i viktimës së demonstratës së dhunshme. Sipas Skejës, djali i familjes Deda ka shpifur publikisht ndaj tij, kur ka folur për një tentativë të gardistit për të bërë një marrëveshje, që në këmbim të pritjes së kryeministrin për një kafe ngushëllimi, ai do t’u ofronte emrin dhe foton e vrasësit të Hekuranit.
Skeja, sipas Hilmi Dedës, ka mbërritur në shtëpinë e tyre mbrëmjen e 23 janarit, vetëm dy ditë pasi u është vrarë i vëllai i tyre, duke këmbëngulur që ta prisnin shefin e qeverisë. Por, familja Deda nuk ka pranuar asnjë marrëveshje. Për gardistin gjithçka është thënë nga familjarët e të ndjerit Hekuran Deda është shpifjee bërë publikisht dhe kërkon dëmshpërblim në shumën e 2 milionë lekëve.
Më herët Fatos Skeja ka hedhur në gjyq dhe djalin tjetër të familjes, Zabit Dedën, duke kërkuar prej tij dëmshpërblim në shumën e 500 mijë lekëve.
(Shkrimi i plotë sot në gazeta Shqiptare)
(el.me/BalkanWeb)