Nicholas Cannon, ambasadori i ri i Britanisë në Shqipëri
TIRANE-Nicholas Cannon do të jetë ambasadori i ardhshëm, që do të përfaqësojë Mbretërinë e Bashkuar në Shqipëri. Emërimi i tij është lajmëruar nga Ministria e Jashtme britanike ‘Foreign Office’, duke zëvendësuar ambasadoren Fiona Mkllwham, mandati i cilës mbaron në mes të muajit mars. Zoti Cannon është një diplomat karriere, i cili i është bashkuar shërbimit diplomatik në vitin 1998-të. Detyrat diplomatike që ai ka pasur janë sekretar politik në ambasadën britanike në Paris, sekretar i parë ambasade në Islamabad, zëvendësdrejtor në departamentin për Afrikën Jugore në ‘Foreign Office’. Ndërsa posti i fundit që zoti Cannon ka mbajtur, është ai i komisionerit të lartë në Ruandë. “Unë pres që të punoj në çuarjen akoma më përpara të marrëdhënieve të shkëlqyera mes Republikës së Shqipërisë dhe Mbretërisë së Bashkuar”,- ka deklaruar zoti Cannon.
(d.b/BalkanWeb)
(d.b/BalkanWeb)