Padia e guvernatorit të Kalifornisë për vendosjen e Gardës, Trump sugjeron arrestimin e tij

Tensionet mes Guvernatorit të Kalifornisë dhe Donald Trump u rritën, pasi presidenti dërgoi trupa të Gardës Kombëtare në Los Angeles për të përballuar protestat kundër politikave të tij për emigracionin. Guvernatori i Kalifornisë, Gavin Newsom, e quajti vendimin të paligjshëm dhe njoftoi padi ndaj qeverisë federale.
Trump shkoi më tej, duke sugjeruar që Newsom të arrestohet për kundërshtimin ndaj urdhrave federale. I pyetur nëse “cari i tij kufitar”, Tom Homan, duhet ta arrestojë Newsom, Trump tha se duhej ta bëntë.
“Do ta bëja po të isha Tom. Mendoj se është shumë mirë. Gavinit i pëlqen publiciteti, por mendoj se do të ishte një gjë e shkëlqyer”, tha Trump.
Projektligji është në Senatin e SHBA-së pasi është miratuar nga Dhoma e Përfaqësuesve. Trump është zotuar të deportojë një numër rekord njerëzish që ndodhen ilegalisht në vend dhe të mbyllë kufirin SHBA-Meksikë, duke i vendosur agjencisë së zbatimit të kufijve ICE një qëllim të përditshëm për arrestimin e të paktën 3,000 emigrantëve.
/rtsh.al/