Padia,Prifti: Gjyqi të bëhet në Pallatin e Kongreseve

Ministri i Ekonomisë, tregtisë dhe energjitikës Dritan Prifti ka reaguar sot pas padisë së Partisë Socialiste. Në një prononcim për mediat ministri Prifti ka theksuar se e mirëpret padinë e kreut socialist ndaj tij dhe shton se duhet të bëhet një gjyq i hapur në "Pallatin e Kongreseve". Prifti gjithashtu ka vijuar sërish me akuzat ndaj kreut të PS-së Edi Rama duke e cilësuar atë si një njeri pervers. Më tej Prifti sërish e akuzoi Ramës se përdor drogë duke theksuar se e ka parë me sytë e tij duke marrë drogë në tavolinën e punës.
Partia Socialiste deklaroi ditën e enjte se do të ngrinte padi ndaj ministrit të ekonomisë, tregtisë dhe energjitikës Dritan Prifti për akuzat e ngritura ndaj kreut socialist në seanën plenare të Kuvendit se ai konsumonte 3 mijë euro për drogë.