Paditet në gjykatë “Mbretëresha Geraldinë”
29/07/2009 Firma furnizonte spitalin me ushqime, por deri tani ska marrë asnjë lek
Shoqëria “KURTI” kërkon që materniteti të shlyejë detyrimin financiar
TIRANË – Spitali Obstetrik Gjinekologjik “Mbretëresha Geraldinë”, paditet për mosshlyerje detyrimi nga shoqëria “M.B KURTI”, shpk. Aty ku për çdo ditë dalin në dritë me dhjetëra jetë të reja, problemet thelbësore zvarriten deri në përballje gjyqësore. Shoqëria në fjalë ka pasur të lidhur një kontratë për furnizimin me ushqime bazë për këtë spital. Gjithçka është e dokumentuar nga palët. Bëhet fjalë për një periudhë katër mujore, që spitali gjinekologjik “Mbretëresha Geraldinë”, është furnizuar rregullisht nga shoqëria në fjalë me perime, bukë, fruta, mish, bulmet. Spitali ka marrë ushqimet, por nuk ka paguar faturat përkatëse. Ndërkohë që shoqëria në fjalë është detyruar të përsërisë disa herë kërkesën për të shlyer pagesën e mbetur pezull. Spitali nuk dihet se çfarë arsye ka nxjerrë për të mos paguar detyrimet kundrejt shoqërisë. Padia kundër këtij spitali ku çdo ditë dalin jetë të reja, është regjistruar vetëm më 17 mars 2009. Pra, duhet theksuar se shoqëria ka pritur gati një vit për të marrë pagesën nga spitali, dhe në momentin kur nuk e ka siguruar i drejtohet gjykatës për zgjidhje. Padia është depozituar dhe ka rënë në duart e gjyqtares Manjola Bejleri. Në qershor të këtij viti është bërë vetëm një seancë përgatitore. Më pas një seancë tjetër është shtyrë për shkak të mungesës së gjyqtares dhe dje më datë 28 korrik ka qenë seanca e radhës. Padia ka kaluar në seancë gjyqësore dhe palët janë njohur me objektin e saj. Të pranishme në gjyq kanë qenë të dyja palët. Pala paditëse që është shoqëria “M. B KURTI” dhe pala e paditur, Spitali Obstetrik Gjinekologjik “Mbretëresha Geraldinë” e përfaqësuar nga juristi, më 17 mars 2009 në seancën e djeshme nga ana e gjykatës u është kërkuar dokumentacion i plotë për të vërtetuar pretendimet që ata kanë. Nga ana tyre përfaqësuesit e shoqërisë u shprehen se kanë më shumë se një vit që kërkojnë nga spitali shlyerjen e detyrimeve për një periudhë katër mujore të furnizimit me arsotimente ushqimore, por një gjë e tillë nuk është realizuar. Përfaqësuesit e spitalit pretenduan dje se gjithçka është likuiduar dhe se shoqëria në fjalë kërkon të përfitoi më shumë se sa është e nënshkruar në kontratë. Dje ishte vetëm seanca e parë gjyqësore dhe pretendimet e palëve janë shënuar në procesverbal të shoqëruara me shënimin përkatës që i detyron ato të sjellin provat bindëse. Shoqëria kërkon nga spitali jo vetëm shlyerjen e detyrimit për katër muajt e furnizimit me ushqime, por edhe një kamat për vonesat e bëra. Për të gjitha detyrimet, shoqëria pretendon se duhet të shprehet gjykata me vendim pasi të shoh më parë dokumentacionin. Në qoftëse kjo e fundit nuk do i japë të drejtë atëherë përfaqësuesit e firmës do i drejtohen Prokurorisë së Tiranës, ku do të depozitojnë një kallëzim penal ndaj drejtuesve të maternitetit “Mbretëresha Geraldinë”. Aktualisht nuk dihet me saktësi se sa është shuma financiare që spitali i detyrohet shoqërisë “Kurti”, por mësohet se kjo gjë do të zbardhet në seancat në vazhdim nga ekspertët e gjykatës së kryeqytetit.
Paditës: M.B KURTI shpk
I paditur: Spitali Universitar Obstetrik Gjinokologjik “Mbretëresha Geraldinë”. Padi kontratë furnizimi. Data e regjistrimit 17 mars 2009 Janë bërë tre seanca, një përgatitore, një e shtyrë për mungesë të gjyqtares dhe seanca e djeshme e kalon çështjen në gjykim të plotë. Palët pretendojnë se kanë të drejtë, por gjykata u kërkon prova për t’i vërtetuar. Pritet që në ditët në vazhdim përfaqësuesit të vijnë me fakte konkrete, nga të cilat trupi gjykues i gjykatës së Tiranës, do niset për të dhënë vendimin përfundimtar lidhur me këtë çëshjeje. Të dyja palët pretendojnë se kanë të drejtë por këtë gjë do e vendosë gjykata.
Objekti i padisë
Detyrimi i të paditurit për pagimin e vlerës së furnizimeve të përfituara e të papaguara për periudhën mars, prill, maj, qershor 2008 në bazë të kontratës së shkruar në 03.2008 të nënshkruar midis SUOGJ “Mbretëresha Geraldinë” Tiranë dhe paditësit e furnizimit me artikuj mish, bulmet, artikuj ushqimore, fruta e zarzavate. Detyrimi i të paditurit për shpërblimin e dëmit të shkaktuar si pasojë e vonesës së likuidimeve, dëm i përllogaritur me penalitet në masën e kamatës ligjore për pagesën e pa likuiduar. Nuk dihet me saktësi se sa është vlera financiare, por mësohet se për përcaktimin e saj gjykata do vendosë ekspert.