Del nga rruga automjeti, aksidentohen dy kushërinjtë
29/07/2009 Policia jep alarmin, drejtuesit e makinave vijojnë drejt rrezikut
BERAT- Një aksident ka ndodhur sot në aksin rrugor Berat – Kuçovë. Pikërisht në vendin e quajtur meteori në qytetin e Kuçovës makina me targa italiane BC 448 CT, që drejtohej nga 32-vjeçari Ramadan Troka, banor i qytetit të Kuçovës ka dalë nga asfalti duke përfunduar në kanal. Sipas burimeve të policisë që kanë shkuar në vendin e ngjarjes, ku ka ndodhur aksidenti pasi janë njoftuar nga persona të rastësishëm, Troka ka qenë në automjetin e tij tip Punto, me kushëririn 17-vjeçar Levend Troka duke udhëtuar drejt qytetit të Kuçovës. Pikërisht në vendin e quajtur meteori, makina që drejtohej nga emigranti shqiptar në Itali ka dalë nga rruga duke përfunduar në kanal. Persona të rastësishëm kanë nxjerrë nga makina dy kushërinjtë të plagosur. Burime nga policia bëjnë të ditur se makina nuk ka qenë me shpejtësi, pasi dëmtimet do të ishin të konsiderueshme, por drejtuesi i mjetit ka dashur të shmang incidentin me një qen që ka kaluar në ato momente, gjë e cila ka bërë që makina të përfundoj në kanal në krah të kundërt. Kjo është pista për të cilën është hetuar dhe shkaku i aksidentit, i cili për fat nuk ka rrezikuar jetën e dy të rinjve. Pasi janë përcjell në spital, të plagosurit kanë marrë ndihmën e parë nga mjekët dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.