E Shtunë, 31 Tetor 2026

Padova kerkon Bogdanin?!

Erjon Bogdani nuk kerkohet vetem nga skuadra prestigjoze. Edhe modestet e Padoves mendojne per te. Sipas gazetes “Leggo” drejtori sportiv i kesaj skuadre Doriano Tozi po mendon per nje blerje vertet te bujshme si ajo e sulmuesit te kombetares shqiptare. Kjo edhe si pasoje e marredhenieve te mira me drejtorin sportiv te Kievos Sartori. Operacioni nuk mund te quhet ne rruge te mbare, Bogdani veshtire se do te pranonte nje oferte te nje ekipi te serise C1/a. Se fundmi mediat italiane folen per mundesi kalimi tek Lacio apo Roma.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›