Padrejtesia, 70 te denuar hyjne ne greve urie, mbeshtesin Selimin
Tirane - Pas 43 dite heshtjeje, nje nga inspektoret e Ministrise se Drejtesise ka vizituar ne qeli te denuarin me 16 vjet heqje lirie, per trafik te narkotikeve, Arjan Selimi. Nderkohe qe, ne mbeshtetje te tij, sektori i katit te dyte te paraburgimit te sigurise se larte, "Jordan Misja 313", ka refuzuar ushqimin. Burime nga brenda burgut kane bere me dije se inspektori Plator Bylykbashi e ka vizituar ne qeline e tij dy ore me radhe te denuarin, i cili i ka paraqitur te gjitha kerkesat e tij. Sipas burimeve nga brenda burgut, nje ndikim per viziten e inspektoratit te Ministrise se Drejtesise ka qene edhe futja ne greve urie e 70 te denuarve te tjere. Keta te fundit mesohet se kane refuzuar te marrin vaktet e ushqimit. Selimi i ka bere me dije inspektorit se kerkon prej tyre te shikojne dosjen hetimore ne ngarkim te tij, dhe me pas te vendosin nese ka apo jo shkelje, ashtu edhe sic eshte bere e qarte nga ana e tij, por edhe e GSHDNJ, pak dite me pare. Sipas Selimit, dy gjykata, ajo e Shkalles se Pare per Krime te Renda dhe ajo e Apelit nuk kane dhene nje vendim ne saje te provave, por kane pranuar vetem kerkesat e prokurorise. Nderkohe qe, shpresat e te denuarit mbeten vetem ne rishqyrtimin e dosjes nga ana e Gjykates se Larte. Arjan Selimi pretendon se te dyja gjykata e kane denuar ate ne menyre te padrejte, pasi e vetmja prove kunder tij ishte ekspertiza e zerit, ku nuk u vertetua asnjehere qe ishte zeri i tij. Sipas kerkesave te bera te ditura edhe inspektorit te Ministrise se Drejtesise, Selimi i ka shpjeguar se jo vetem qe i eshte refuzuar gjykimi i shkurtuar, per shkak se bente pjese ne nje "grup te strukturuar kriminal", por eshte denuar me shume se anetaret e tjere te ketij grupi, ku supozohet se ishin te gjithe te barabarte. Nga ana tjeter, nje tjeter inspektore e ka vizituar Selimin, dje, ne qeli, e cila i ka bere me dije se kerkesa e tij ishte marre ne shqyrtim. Por i denuari vazhdon te qendroje ne greve dhe mesohet se nuk ha, por vetem pi uje. Mesohet se inspektorati i ministrise e ka vizituar Selimin pas dergimit nga ky i fundit te nje kerkese dhe te gjitha analizave te bera nga spitali i burgut, ne te cilen vertetohet gjendja e tij shendetesore e rende. Disa dite me pare e ema e Selimit i ka derguar nje leter Kryeministrit Sali Berisha. Selimi ka plot 43 dite qe qendron ne greve urie dhe do te vazhdoje te qendroje, derisa autoritetet pergjegjese te marrin ne duar dosjen e tij, si dhe ta shqyrtojne ate per te pare nese ka pasur apo jo shkelje nga ana e gjyqtareve, qe e kane gjykuar ne te dyja shkallet e procesit.