Berisha: 300 milione USD me shume
Kreu i qeverise Berisha ne mbledhjen e djeshme te Grupit parlamentar te PD-se ka theksuar se buxheti suplementar i ketij viti kap vleren e 300 milione dollareve. Ne fjalen e tij perpara deputeteve demokrate, Berisha theksoi faktin se ne baze te ketij buxheti nuk qendrojne te ardhurat e privatizimeve te rendesishme ne vend si ARMO. Ne kete kuader, kreu i qeverise theksoi faktin se buxheti ka ne themel te tij mire-menaxhimin e te ardhurave dhe parave. Po keshtu, sipas Berishes, lufta kunder korrupsionit, kontrabandes dhe evazionit fiskal ka sjell frytet e tij ne kete buxhet te dyte per kete vit.
"Ky buxhet eshte rreth 300 milione dollare. Ai nuk ka ne baze privatizimet e ARMO-s, apo privatizime te tjera, por eshte i teri mire-administrim dhe lufte kunder evazionit, kontrabandes dhe korrupsionit. Kjo eshte rritja me e madhe e te ardhurave qe ka ndodhur, ne harkun kohor 1-vjecar, ne tere historine e vendit", deklaroi kreu i qeverise, ne lidhje me kete buxhet suplementar. Gjate prezantimit te ketij buxheti, Berisha deklaroi se te ardhurat buxhetore, nga viti i kaluar ne kete vit, rriten nga 26.4 per qind ne 28.2 per qind te Prodhimit te Brendshem Bruto te vendit. Po keshtu, ne fjalen e tij, Berisha nenvizoi se ky buxhet suplementar dhe keto te ardhura bejne te mundur uljen e deficitit buxhetor me 2.5 per qind dhe mundesojne rritjen me te madhe ne tere historine e vendit te rrogave dhe pensioneve dhe kompensimin e plote te rritjes se cmimeve. Po keshtu, sipas Berishes, te ardhurat e ketij buxheti mbeshtesin procesin e privatizimeve, bejne te mundur gjithashtu reduktimin e nivelit te borxhit te vendit. Ne lidhje me shperndarjen e ketyre te ardhurave te buxhetit suplementar, Kryeministri Berisha theksoi se nje pjese e mire e buxhetit suplementar te ketij viti do t'i jepet buxhetit te qeverive vendore.
"Si asnjehere tjeter me pare, kane konkretizuar projekte shume te rendesishme ne rruge, shkolla, kanalizime, ujesjelles, qendra komunitare, per bashkite dhe komunat e tyre", deklaroi Berisha per qeverite vendore. Nga ana tjeter, kreu i qeverise permendi edhe faktin se jane shtuar edhe taksat, qe do te mblidhen nga qeverisja vendore, qe, sipas Berishes, i shtojne me shume te ardhurat ketij pushteti.
"Nje pjese e tyre jane hequr, per nje pjese tjeter jane ulur tarifat, te tjerat i jane dhene pushtetit vendor. Vetem me kete levizje, ne buxhetin e qeverisjes vendore jane shtuar rreth 10 miliarde leke te tjera, krahas atij fondi qe do te marrin ne menyre suplementare nga buxheti", deklaroi Berisha ne lidhje me te ardhurat e pushtetit vendor. Pjesa kryesore e ketij buxheti do te shkoj per rritjen e pagave, pensioneve per te perballuar keshtu rritjen e cmimeve.
Fatjona Mejdini