Padrejtësitë e diktaturës staliniste, 50 vjet nga revolta e Spaçit ende pa drejtësi

Në 50 vjetorin e revoltës më të madhe kundër diktaturës stalinistë në Shqipëri e cila nisi pikërisht në 21 maj të 1973 në ambientet e burgut të Spaçit, dhe ditës ndërkombëtare të drejtësisë, Autoriteti për Informimin Mbi dokumentet e Ish Sigurimit të shtetit organizoi një aktivitet në kryeqytet. Dëshmitë e familjarëve të atyre që u masakruan në këto burgje edhe sot janë një prej provave më të forta që ende në drejtësinë shqiptare nuk po marrin vendimin e merituar.
Kryetarja e Autoritetit tregon së në këtë 50 vjetor të revoltës së Burgut të Spaçit duhet të reflektojmë dhe të kujtojmë.
Ndërtimi i kampeve të punës së detyruar dhe zbatimi i vendimeve penale të kohës për zotin Fehmi Sufaj nëndrejtor i Drejtorisë së përgjithshme të burgjeve ka qenë pothuajse absurd dhe gjakatar.
Në 21 maj të vitit 1973 të burgosurit e Spaçit, të lodhur prej punës së rëndë, ushqimi i keq, dhuna fizike dhe nëpërkëmbja e dinjitetit shpërthyen në një revolt masive e cila zgjati 3 ditë. Kjo revoltë përbën një pikë kulmore në historinë e qëndresës antikomuniste por edhe të lëvizjes për liri dhe demokraci. Kjo revolt u shtyp me egërsi nga autoritetet komuniste të cilët përdorën edhe ushtrinë dhe pasojat për të dënuarit do të ishin tepër fatale.
/rtsh.al/