E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Rikthehen masivisht virozat e stinës. Mjekët: Simptomat janë jo të lehta

Luhatja e ndjeshme e temperaturave ka ri sjellë në fokus të shtuar virozat e stinës. Mjekët e qendrave shëndetësore thonë se shenjat janë jo të lehta dhe në disa raste zgjasin disa ditë. Më të prekurit janë fëmijët.

Pas një qetësie të shkurtër gjatë muajit Mars, në qendrat shëndetësore janë rikthyer në fluks të shtuar  virozat e stinës. Mjekët thonë se shkak për këtë janë bërë luhatja e fortë e temperaturave brenda një dite e cila jo rrallë I kap njerëzit të papërgatitur.

“Jo në pak raste pacientët përveç temperaturës së lartë dhe dhimbjes së muskujve përjetojnë edhe simptoma të forta të shqetësimeve gastro-intenstinale” thonë mjekët.

Mjekët apelojnë për kujdes të shtuar ndaj temperaturave dhe regjimit ushqimor të cilat ndihmojnë pacientin në përmirësimin e shpejtë. Kujdes duhet edhe në marrjen e medikamenteve për të cilat orientimi I mjekut është I domosdoshëm.

/rtsh.al/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›