E Enjte, 5 Nëntor 2026

Paga mesatare në Shqipëri dhe realiteti i saj

Në Shqipëri, në çdo 100 lekë pagë, buxheti merr 26,2 lekë si tatim mbi të ardhura. Edhe pse Shqipëria është vendi me pagën mesatare më të ulët në rajon, trendi i saj ka qënë në rritje në duke filluar nga viti 2014. Banka Botërore ka orientuar qeverinë shqiptare të ndjekë paranë që nuk raportohet, duke qënë një nga evazionet më të mëdha të pandëshkruara deri më sot. Tatimet dërgojnë mbi 220 mijë njoftime për tatimpagues problematikë. Materiali është përgatitur nga gezetari Bardhi Sejdarasi.

Shqipëria është një ndër vendet e rajonit me pagat më të ulëta. Edhe pse shikojmë se paga mesatare karakterizohet nga trend rritës, sërish mbeten në nivelet më të ulëta. Në vitin 2001 paga mesatare bruto për një punonjës ishte rreth 17 218 (shtatëmbëdhjetë mijë e dyqind e tetëmbëdhjetë) lekë, ndërkohë në vitin 2020 niveli i pagës mesatare është rritur me më shumë se 200 përqind duke arritur në vlerën 53 662 (pesëdhjetë e tre mijë e gjashtëqind e gjashtëdhjetë e dy) lekë ose rreth 436 euro. 


 
Shqipëria ka pagën mesatare më të ulët ndërmjet vendeve të Ballkanit, ndërsa pagën mesatare më të lartë në Ballkanin Perëndimor e ka MaliZi rreth 787 Euro, ndërkohë që paga mesatare për Ballkanin Perëndimor, llogaritet rreth 655 Euro. Paga mesatare në Ballkan dhe Fqinjët është rreth 1070 euro, ku vlerën më të ulët e ka Shqipëria rreth 436 euro.


 
Shifrave të INSTAT, të cilave iu referohet në analizën e mësipërme edhe Open Data Albania, iu duhet bërë një korrektim që lidhet me një dukuri disa dekadash në Shqipëri dhe që ka të bëjë me mashtrimin tatimor të pagave dhe nxitjen e korrektimit vullnetar të tyre. Eshtë domethënës fakti që vetëm në një vit, në vitin 2020, drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ka dërguar mbi 220 mijë njoftime për tatim pagues që kanë shfaqur dukuritë e mësipërme dhe jo vetëm.
Informaliteti në tregun e punës ishte pjesë e projektit të Bankës Botërore që analizoi riskun e nëndeklarimit të pagës dhe deri edhe mosdeklarimin e pagës reale. Zgjidhja që ofroi Banka Botërore ishte ajo nëpërmjet letrave të personalizuara. Burime konficendiale të DPT i thanë Televizionit Shqiptar se nga analiza e pagave rezultuan si paga me nëndeklarim plot 5200 tatim pagues dhe  mbi 10 mijë punonjës, për të cilët u kërkua të deklaronin pagën reale të tyre. Tatimet identifikuar edhe 3500 tatim pagues me page bruto një lekë.
Autoritetet të nxitur nga Banka Botërore deklaruan se nëndeklarimi apo mosdeklarimi i pagës reale do të ishte pjesë e aksioneve tatimore, por ende nuk ka të dhena lidhur me rezultatet e këtij aksioni të përbashkët me ndërkombëtarët, Fakt është që paga mesatare në nivel kombëtar, nuk mund të jetë ajo që është zyrtare, edhe për shkak të evazionit të njohur të mosdeklarimit të pagave reale.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›