E Diel, 1 Nëntor 2026

Pagat e gjyqtarëve, administrata e Gjykatës së Tiranës nis bojkotin

Administrata dhe sekretarët gjyqësorë në Dhomën Civile të Gjykatës së Tiranës kanë nisur këtë të martë bojkotin e shërbimeve, në shenjë proteste për moskalimin e pagave të reja.

Punonjësit kanë kërkuar sqarime për situatën e krijuar, ndërsa shqetësimi kryesor lidhet me moskalimin e pagave sipas skemës së re të miratuar.
Bojkoti ka sjellë bllokimin e shërbimeve në Dhomën Civile të Gjykatës së Tiranës, ndërsa pritet që problematika të diskutohet edhe në nivel drejtuesish.

Në orën 15:00, të gjithë kryetarët e gjykatave do të mblidhen në Gjykatën e Lartë për të diskutuar situatën e krijuar dhe problematikën lidhur me pagat.

Për pagat e reja të magjistratëve është shprehur edhe Gjykata Kushtetuese, e cila ka theksuar se arsyetimi dhe dispozitivi i vendimit të saj përbëjnë qëndrimin zyrtar dhe duhet të zbatohen në tërësinë e tyre. Gjykata ka rikujtuar se vendimet e saj janë përfundimtare dhe të detyrueshme për zbatim.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›