Pagat e pensionet, dyfishim me 1 maj

Qeveria miratoi dje vendimin per rritjen e rrogave dhe pensioneve me daten 1 Maj per nje pjese te madhe qytetaresh. Ne mbledhjen e qeverise kryeministri Berisha theksoi se kjo rritje vjen per te katertin vit radhazi dhe eshte nje premtim i mbajtur i qeverise qe ai drejton. "Politika e rritjes se rrogave dhe pensioneve eshte nje shtylle konstante e programit qeverises dhe ne kete drejtim ky do te jete nje kurs i vazhdueshem i kesaj qeverie", deklaroi kryeministri Berisha. Sipas Berishes, kjo qeveri ka vendosur gjate ketyre 4 viteve ne rroga dhe pensione, rreth 500 milione dollare, kundrejt gjithsej 127 milione dollare te vendosura ne 8 vite te marra se bashku nga qeveritaret e meparshem. Te ardhurat pensionale minimale ne qytet rriten nga 8350 leke ne 12 400 leke, pra me rreth 49 per qind, ndersa pensionet ne fshat 100%. Kreu i qeverise deklaroi se me kete rritje te re rrogat e punonjesve te arsimit dhe shendetesise dyfishohen. "Ne dyfishojme sot rrogat e 44 mije punonjesve te arsimit, krahasuar kjo me 4 vite me pare. Me rritjen aktuale, dyfishohen pagat e punonjesve te arsimit, sektorit te shendetesise, mjekeve dhe infermiereve, si dhe per 104 mije punonjes buxhetore, paga mesatare e te cileve kalon nga 27 300 leke qe ishte ne vitin 2005, ne 45 900 leke ne muaj ose 68 per qind me e larte", deklaroi Berisha ne fjalen e tij. Nisur nga kjo, mesuesit e arsimit parauniversitar nga nje page prej rreth 23 mije leke kalojne ne nje page prej rreth 46 mije leke. Po keshtu sipas Berishes, punonjesit e infermierise nga nje page prej 13 mije leke kalojne ne nje page prej 31 mije leke, pra qind per qind me e larte se sa ne vitin 2005. Duke u nisur nga rritja e konsiderueshme, kryeministri Berisha deklaroi se Shqiperia kalon qartesisht me mbi 30 per qind pagen mesatare te dy vendeve anetare te BE-se dhe barazohet me 3 vende te tjera ish- komuniste. Por sipas Berishes, kete vit nuk do te kete rritje te pagave te zyrtareve te larte. "Kjo qeveri ia ka dale te ngushtoje ne menyre te ndjeshme diferencen midis rrogave me te larta dhe rrogave mesatare dhe minimale. 2 vjet me pare diferenca mes rroges maksimale dhe asaj mesatare te administrates ishte rreth 11 here, sot eshte rreth 1 me 5, sepse rroga mesatare ne kete vend arrin ne rreth 46 mije leke, pra arrin ne 460 dollare", deklaroi kryeministri Berisha. Po keshtu ai theksoi se me kete rritje eshte ngushtuar ne menyre te ndjeshme diferenca midis pensioneve ne fshat dhe atyre ne qytet dhe jane hedhur bazat per barazimin e ketyre pensioneve.
Paga ne sektorin e shendetesise, mjeke dhe infermiere, dyfishohet
Paga mesatare per rreth 104 mije punonjes buxhetore, nga 27 300 mije leke qe ishte ne pranveren e vitit 2005, kalon ne 45 900 leke ne muaj.
Paga e mesuesve te arsimit parauniversitar nga nje page prej rreth 23 mije leke kalon ne rreth 46 mije leke, pra, 100 per qind me e larte se ne vitin 2005.
Paga e punonjesve te infermierise nga nje page prej 15 mije leke kalon ne 31 mije leke, pra, 100 per qind me e larte se ne vitin 2005.
Paga mesatare per mjeket rritet nga 22 600 mije leke ne 47 mije leke ne muaj, ose 108 per qind.
Rritja e pensioneve ne fshat dhe qytet
Te ardhurat pensionale minimale ne qytet rriten nga 8350 leke ne 12 400 leke, pra me rreth 49 per qind.
Te ardhurat e pensioneve minimale ne fshat rriten ne masen 100 per qind.
Pensionet maksimale ne fshat rriten ne masen 70 per qind.
Te ardhurat pensionale maksimale ne qytet rriten ne masen 30 per qind.
Pensionet e pleqerise ne qytet kapin nje rritje prej 42 per qind.
Pensionet e invaliditetit rriten me 54 per qind.
Pensionet mesatare familjare ne qytet jane rritur me 54 per qind.
Pensionet mesatare te pleqerise ne fshat jane rritur me rreth 80 per qind.
Pensionet mesatare te invaliditetit ne fshat jane rritur me 107 per qind.
Pensionet mesatare familjare ne fshat jane rritur me 127.4 per qind.
Te ardhurat pensionale mesatare te pleqerise ne qytet rriten me 51 per qind.
Te ardhurat pensionale mesatare te invaliditetit ne qytet rriten me 59 per qind.
Te ardhurat pensionale mesatare familjare ne qytet rriten me 55 per qind.
Te ardhurat pensionale mesatare te pleqerise ne fshat rriten me 95 per qind.
Te ardhurat pensionale mesatare te invaliditetit ne fshat rriten me 123 per qind.
Te ardhurat pensionale mesatare familjare ne fshat rriten me 135 per qind