E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Pagat e pensionet, rritje me 2011”

Rritja e standardit te jeteses po ashtu dhe infrastruktura, nepermjet projekteve te medha qe do investohen, do jene dy prej prioriteteve kryesore ne buxhetin e vitit 2011. Keshilltarja e Kryeministrit per Ekonomine Suzana Guxholli thote se edhe ne kete buxhet, rritja e pagave dhe pensioneve, po ashtu dhe mbeshtetja e shtresave ne nevoje do te vazhdoje me ritme te larta. "Rritje pagash dhe pensionesh, do te kete edhe ne vitin 2011, pasi jane parashikuar ne buxhet. Po ashtu do te rritet ndihma ekonomike per shtresat ne nevoje. Buxheti do jete me i larti nga vitet e kaluara, pasi vendi ka rritje ekonomike”, ka deklaruar dje per TV Klan, keshilltarja e kryeministrit, Suzana Guxholli.
Ajo ka nenvizuar faktin se infrastruktura do te zere nje pjese te rendesishme ne kete buxhet nepermjet projekteve madhore qe jane planifikuar. “Do vazhdojne projektet madhore ne infrastrukture si Boshti i Jugut, Autostrada Tirane-Elbasan, po ashtu do fillojne punimet per unazen e madhe te kryeqytetit”, eshte shprehur Guxholli. Ne buxhetin e vitit 2011 jane parashikuar shkurtime administrative pa prekur ecurine e administrates. Aktualisht buxheti per vitin e ardhshem po pergatitet nga Ministria e Financave per t'u paraqitur ne qeveri me 1 shtator. Dhe si per te olustuar kete, tregu i pensioneve private vullnetare ne gjashte muajt e pare te ketij viti eshte rritur me 41%. Te dhenat e publikuara nga Autoriteti i Mbikqyrjes Financiare tregojne se vlera totale e kontributeve deri ne fund te muajit qershor, arriti ne rreth 87 milione leke, nga rreth 62 milione leke, qe ishte per te njejten periudhe te nje viti me pare. Me saktesisht, ne fund te muajit qershor, regjistroheshin 4658 kontribues, me nje rritje modeste prej 8.6% krahasuar me te njejten periudhe te nje viti me pare. Nderkohe qe ndertimi i rrugeve ne zonen e Jugut tashme eshte nje realitet i prekshem dhe i vene ne funksion te turizmit. Keshtu, ndertimi i rrugeve te reja qe lidhin aksin kryesor kombetar Vlore-Sarande, me bregun e detit ne territorin e bashkise se Himares, po shkojne drejt perfundimit. “Jane kater segmente te financuara nga qeveria shqiptare, ku punimet kane perfunduar ne mbi 95 perqind, qe do te jene ne dispozicion te pushuesve brenda pak ditesh”, ka deklaruar kryetari i Bashkise se Himares, Bollano. Aktualisht, rruget qe lidhin aksin kryesor me plazhet e Livadhit, Jales, Dhermiut dhe Dhromadhes jane shnderruar ne segmente me standarde bashkekohore. Ato jane zgjeruar, sistemuar dhe asfaltuar, ndersa eshte ne perfundim sinjalistika vertikale dhe horizontale, qe krijon estetike te vecante pergjate tyre. Me perfundimin nje vit me pare te rruges se Bregut nga Vlora ne Sarande, fluksi i pushuesve dhe turisteve te huaj ne sezonin veror 2009, pothuajse u dyfishua. Ky investim, i realizuar nga qeveria shqiptare, qe vleresohet si projekti me i madh i konkretizuar ndonjehere ne histori ne kete pjese te bregdetit shqiptar, u mireprit dhe u vleresua nga banoret e zones dhe nga operatoret turistike. S.P

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›