E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pagat e reja për të gjitha nivelet e administratës

Rritja e pagave për administratën do të nisë në fillim të shtatorit. Departamenti i Administratës Publike hartoi një javë më parë variantin përfundimtar të pagave për të gjithë strukturën e administratës dhe të enjten vendimi u firmos nga Kryeministri Berisha.Akti u botua dje në Fletoren Zyrtare dhe punonjësit e administratës në fillim të muajit të ardhshëm do ta marrin pagën me ndryshimet e miratuara në Këshillin e Ministrave. Vendimi këtë vit do ti shtrijë efektet nga 15 korriku. Efektet financiare të këtij vendimi për vitin 2011 të përballohen nga fondet e politikës së pagave të planifikuara për vitin 2011. Ngarkohet Ministria e Financave dhe Departamenti i Administratës Publike për zbatimin e këtij vendimi. Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në Fletoren Zyrtare dhe i shtrin efektet financiare nga data 15 korrik 2011. Në këtë mënyrë, qeveria ka shtyrë me dy javë hyrjen në fuqi të vendimit dhe rritja për muajin korrik do të jetë gjysmë. Në vendimin e Këshillit të Ministrave, rrogat e mjekëve dhe mësuesve do të rriten me 4-5 për qind, rrogat e ulëta me 6 për qind, rrogat e mesme me 4-5 për qind dhe ato të larta me 3 për qind. Sipas variantit të ri, paga e një punonjësi të administratës përbëhet nga paga e grupit (kategoria 1- 128 500 lekë; kategoria IV 25 500 lekë); shtesa për vjetërsi pune, e cila është 2 për qind, shtesa për kualifikim, e cila është zero dhe shtesa për pozicion. Në këtë mënyrë, paga e grupit është nga 13 mijë lekë për punonjësit me diplomë të nivelit të dytë, deri në 10 mijë lekë për punonjësit me diplomë të nivelit të parë. Gazeta boton sot tabelën e plotë me të gjitha pozicionet për rreth 50 mijë punonjës të administratës, duke filluar nga zyrat e Presidencës, Kryeministrisë, Kuvendit dhe të gjitha institucionet e varësisë. Nga ndryshimi i pagave, sipas vendimit të botuar në Fletoren Zyrtare, përfitojnë edhe zv.ministrat, strukturë kjo prej nga ku referohen pagat e disa pozicioneve të administratës. Kështu, një zv.ministër deri tani e ka pasur pagën 136 mijë lekë, ndërsa nga 15 korriku do të ketë një pagë prej 138 750 lekësh. Kështu, paga e këshilltarit të Presidentit, Kryeministrit, kryetarit të Kuvendit, të kreut të KQZ-së, shefi i Protokollit të Kryeministrit, drejtori i kabinetit të zv.kryeministrit, drejtori i kabinetit të Avokatit të Popullit janë të barabarta me pagën e zv.ministrit. Sipas këtij vendimi, prefekti i Tiranës, Keltis Kruja, do të ketë një pagë 117 300 lekë, prefektët e 11 qarqeve të tjera do të paguhen me 109 100 lekë.

Struktura e pagave për nëpunësit civilë/nëpunësit në

KLASA I
Kategoria I-a
SHTESA E POZICIONIT
128.500 lekë/muaj
Kategoria I-b
SHTESA E POZICIONIT
117.300 lekë/muaj

KLASA II
Kategoria II-a
SHTESA E POZICIONIT
107.100 lekë/muaj
Kategoria II-b
SHTESA E POZICIONIT
89.800 lekë/muaj

KLASA III
Kategoria III-a
SHTESA E POZICIONIT
72.500 lekë/muaj
Kategoria III-a/1
SHTESA E POZICIONIT
63.300 lekë/muaj
Kategoria III-b
SHTESA E POZICIONIT
55.100 lekë/muaj

KLASA IV
Kategoria IV-a
SHTESA E POZICIONIT
43.900 lekë/muaj
Kategoria IV-b
SHTESA E POZICIONIT
33.700 lekë/muaj
Kategoria IV-c
SHTESA E POZICIONIT
25.500 lekë/muaj

* Për të gjitha kategoritë shtesa e pagës për vjetërsi është 2% për cdo vit pune. Shtesa për Kualifikim në vendim është 0 lekë.

Vlera e diplomës sipas

Grupi I
Diplomë e Nivelit të Dytë (DND)/ Diplomë e Integruar e Nivelit të Dytë (DIND)/Të barazvlefshme me to sipas legjislacionit të arsimit te lartë
Vlera
13000 lekë/muaj

Grupi II
Diplomë e Nivelit të Parë (DNP) apo të barazvlefshme me to sipas legjislacionit të arsimit të lartë + Master i Nivelit të Parë (MNP)
Vlera
11000 lekë/muaj

Grupi III
Diplomë e Nivelit të Parë (DNP)/ Të barazvlefshme me to sipas legjislacionit të arsimit të lartë
Vlera
10000 lekë/muaj

Rritja e pagave sipas sektoreve

Kategoritë e pagave të pozicioneve të punës së nëpunësve civilë/nëpunësve në institucionet e Kategorisë së parë

Pozicioni:
Sekretar i Përgjithshëm në: Kryeministri, Presidencë, Kuvend, Prokurori të Përgjithshme, Avokatin e Popullit Kancelar i Gjykatës së Lartë
Kategoria e pagës I-a
Diploma e pranimit në pozicionin përkatës të punës Grupi I

Pozicioni:
Sekretar i Përgjithshëm në: Ministri; institucionet e tjera të pavarura Drejtor Departamenti në Këshillin e Ministrave Drejtor i Departamentit të Administratës Publike Drejtor ekzekutiv i Institutit të Studimeve për Krimet dhe Pasojat e Komunizmit në Shqipëri
Kategoria e pagës I-b
Diploma e pranimit në pozicionin përkatës të punës Grupi I

Pozicioni:
Drejtor i Drejtorisë së Përgjithshme, Ndihmëskomisioner kategoria e parë në institucionin e Avokatit të Popullit Zëvendësdrejtor ekzekutiv i Institutit të Studimeve për Krimet dhe Pasojat e Komunizmit në Shqipëri
Kategoria e pagës II-a
Diploma e pranimit në pozicionin përkatës të punës Grupi I

Pozicioni:
Drejtor Drejtorie, Ndihmëskomisioner kategoria e dytë në institucionin e Avokatit të Popullit
Kategoria e pagës II-b
Diploma e pranimit në pozicionin përkatës të punës Grupi I

Pozicioni:
Përgjegjës sektori
Kategoria e pagës III-a ose III a/1
Diploma e pranimit në pozicionin përkatës të punës Grupi I

Pozicioni:
Specialist i nivelit të lartë
Kategoria e pagës III-b
Diploma e pranimit në pozicionin përkatës të punës Grupi I ose Grupi II

Pozicioni:
Specialist i nivelit të mesëm
Kategoria e pagës IV-a
Diploma e pranimit në pozicionin përkatës të punës Grupi I ose Grupi II Ose Grupi III

Pozicioni:
Specialist
Kategoria e pagës IV-B
Diploma e pranimit në pozicionin përkatës të punës Grupi I ose Grupi II Ose Grupi III

Kategorite e pagave të punonjësve me arsim të lartë të administratës gjyqësore në gjykatat e shkallës së parë dhe në gjykatat e apelit dhe të administratës së prokurorive pranë gjykatave të shkallës së parë dhe pranë gjykatave të apelit

Pozicioni:
Përgjegjës i Shërbimeve Mbështetëse në Gjykatën e Krimeve të Rënda
Kategoria e pagës III-a
Diploma e pranimit në pozicionin përkatës të punës Grupi I

Pozicioni:
Kryesekretar gjyqësor, Kryesekretar në prokurori, Kryetar dege
Kategoria e pagës III-b
Diploma e pranimit në pozicionin përkatës të punës Grupi I ose Grupi II

Pozicioni:
Sekretar gjyqësor, Sekretar pranë prokurorëve, Specialist Kategoria e pagës IV-a
Diploma e pranimit në pozicionin përkatës të punës Grupi I ose Grupi II ose Grupi III

Pozicioni:
Specialist
Kategoria e pagës IV-b
Diploma e pranimit në pozicionin përkatës të punës Grupi I ose Grupi II ose Grupi III

Kategoritë e pagave të pozicioneve të punës së nëpunësve për emërtesat specialist deri në titullar institucioni në institucionet qendrore të kategorisë së dytë (Institucionet qendrore dhe ato rajonale/vendore në varësi të Këshillit të Ministrave/Kryeministrit)

Pozicioni:
Titullar i institucionit
Kategoria e pagës II-a
Diploma e pranimit në pozicionin përkatës të punës Grupi I

Pozicioni:
Zëvendëstitullar i institucionit, Drejtor drejtorie Anëtar i Komisionit të Prokurimit Publik
Kategoria e pagës II-b
Diploma e pranimit në pozicionin përkatës të punës Grupi I

Pozicioni:
Anëtar i organit drejtues,Inspektor i Përgjithshëm në Drejtorinë e Përgjithshme të Arkivave
Kategoria e pagës III-a
Diploma e pranimit në pozicionin përkatës

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›